Mbahet sot në GJKKO seanca gjyqësore në ngarkim të Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos.
Fatime Kryemadhi nuk është prezente në seancë, por përmes dy avokateve mbrojtëse kërkon të tërhiqet nga kërkesa për gjykim të shkurtuar dhe çështja në ngarkim të saj të bashkohet me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin. Kërkesë e cila u rrëzua nga trupi gjykues.
Ilir Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi akuzohen për veprat penale te korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë, ne tre hetime, çështjen CEZ-DIA, lobimin e LSI në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe hetimin pasuror.
Në këtë proces të pandehur janë edhe Pirro Xhixho, Ema Çoku dhe Fatime Kryemadhi. Xhixho, babai i zv. presidentes aktuale të PL-së Erisa Xhixho, akuzohet për korrupsion, ndërsa dy të tjerat Ema Çoku dhe Fatime Kryemadhi për pastrim parash.
SPAK e akuzon Metën për ndikime korruptive ne episode që lidhen me çështjen CEZ-DIA, në një marrëveshje interkonjeksioni, si dhe për një marrëdhënie të dyshuar korruptive për ndryshimin e një ligji. Monika Kryemadhi është marrë e pandehur për korrupsion pasiv në dy raste të kryera në bashkëpunim.
Nderkohe Pirro Xhixho, dyshohet se ka shfrytëzuar autoritetin e tij si kryetari i AKEP-it, u propozuar nga LSI, dhe në zbatim të porosive të marra nga Meta dhe Kryemadhi ka ndikuar tek drejtuesit e kompanisë telefonike celulare për finalizimin e nje marreveshje korruptive.



