Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

UEFA kërkon më shumë “respekt”/ Europa e futbollit do më shumë vende në “Botërorin 2030”

schedule12:44 - 13 Korrik, 2026

schedule 12:44 - 13 Korrik, 2026

Me 48 siç është tani, apo me një tjetër zgjetim me 64 skuadra siç paralajmëroi presidenti i FIFA, Gianni Infantino. Sido që të shkojë, një gjë është e siguirtë: UEFA do të kërkojë më shumë “bileta” për skuadrat europiane në “Botërorin 2030”.

Ideja që prej kohësh diskutohet në qeverinë europiane të futbollit dhe që në të shkuarën, ka marrë vëmendje dhe polemika në mediat ndërkombëtare është “pjekur” në këtë Kupë Bote.

Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, që i ka kushtuar një artikull dhe një analizë të gjatë kësaj çështjeje, futbolli europian tregoi se është më lart se ai i kontinenteve të tjerë në “Botërorin 2026” dhe jo më kot në gjysmëfinale janë tre skuadra të kontinentit të vjetër.



Jo vetëm kaq, pasi e përditëshmja më e madhe sportive italiane I mëshon edhe meritokracisë sa i përket kualifikimeve në konfederatat e ndryshme.

Duke nisur nga eliminatoret e Botërorit të ardhshëm, UEFA ka vendisur të ndryshojë formatin kualifikues, ndërsa simotrat e saj në kontinentet e tjerë nuki kanë ndërmend të lëvizin.

Sipas të përditëshmes italiane, eliminatoret e zonës europiane janë më të vështira dhe si pasojë kualifikimi i skuadrave edhe më I vështirë në krahasim me ato të konferedaratave të tjera. Përshembull, në kualifikueset e “Botërorit 2026” në zonën e Amrikës së Jugut, Brazili siguroi biletën edhe pse regjistroi gjashtë humbje, diçka e paimagjinueshme në Europë.

Sigurisht, kërkesa e UEFA për më shumë vende në Botërorin e ardhshëm pritet të sjellë të tjera përplasje me FIFA në një moment tensioni mes dy qeverive më të mëdha të botës së futbollit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!