Presidenti i Ekuadorit, Lenin Moreno, në një intevistë televizive e ka përshkruar themeluesin e Wikileaks, Julian Assange, si një “problem të trashëguar”.
Ai tha gjithashtu se Assange ka krijuar “më shumë se një telash” për qeverinë e tij.
Në të kaluarën, Moreno e ka paralajmëruar themeluesin e Wikileaks që të mos ndërhyjë në politikën ekuadoriane ose “të kombeve që janë aleatë me ta”.
Paralajmërimi i tij pasoi mbështetjen publike të Assange për fushatën e pavarësisë së Katalonjës.
Assange iu dha azil në Ekuador nga paraardhësi i presidentit Moreno, Rafael Correa.
Themeluesi i Wikileaks është kritikuar gjithashtu edhe për ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2016, pas publikimit të email-eve të hakuara nga ekipi i fushatës së Hillary Clinton.
Assange jeton në ambasadën ekuadoriane në Londër që prej vitit 2012, ku kërkoi dhe azil politik. Ai kërkohej nga autoritetet suedeze me akuzën e përdhunimit, por që më pas nuk u rrëzuan nga gjykata.
Ai shprehet gjithashtu se i frikësohet ekstradimit në SHBA.
Kohët e fundit, Britania refuzoi të njihte Assange si agjent diplomatik, gjë që do t’i jepte atij imunitet./abcnews.al