Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“VLEN” ngjall Titon në Tetovë/ Rexhepi: Po shfaqen pasojat e ndikimit të botës serbe

schedule17:22 - 10 Korrik, 2026

schedule 17:22 - 10 Korrik, 2026

Grafite me mesazhe politike kunder VLEN janë shfaqur në muret e Tetovës. Në to kryetari i komunës Bilall Kasami, paralelizohet me ish udheheqesin jugosllav Tito, ndërsa ai së bashku me drejtues të VLEN etiketohen si shërbëtorë të Serbisë.

Revolta vjen pas vendimit të Gjykatës kushtetuese në Maqedoninë e Veriut për kthimin e emrit te ish udhëheqësit komunist jugosllav sheshit kryesor të komunës me shumicë shqiptare.

Kryetari i degës BDI në Tetovë, Bajram Rexhepi thotë se ky është provokim për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.



Në një intervistë për “Ballkan Update” në ABC News, Rexhepi u shpreh se po shfaqen pasojat e ndikimit të botës serbe.

“Kjo është një pjesë e vogël e atij mozaiku të madh provokativ të ndodhur në vitin Maqedoninë e Veriut. E shihni, edhe në raportin e Parlamentin Evropian, alarmon për ndikimin e botës serbe në politikën e Maqedonisë së Veriut. Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese që është absurd, antikushtetuese, është pikënisje për të testuar durimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Nuk mungon vullneti, mungon forca politike. Sot i shohim pasojat. Nëse ne do rrimë të heshtur, këto do vijnë duke u shtuar”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!