Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Antishqiptarët e “VLEN” në protestën e Tiranës”/ Selimi: Koordinim i Shkupit dhe Albin Kurtit, kundër interesave shqiptare

schedule18:27 - 9 Korrik, 2026

schedule 18:27 - 9 Korrik, 2026

Antishqiptarë, antieuropian, antiamerikan.

Kështu i quajti Sefer Selimi, njohes i zhvillimeve politike nga Shkupi deputetët Bekim Qoku e Adnan Azizi, si edhe zv.sekretarin e përgjithshëm të qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Hasim Murtezani, të cilët u ndaluan të mërkurë në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës.

Selimi u ndal veçmas tek aktiviteti i secilit prej tyre duke deklaruar se në Shkup Adnan Azizi është i njohur si njeriu “I aftë” brenda VLEN që drejton një rrjet dezinformimi, duke nënkuptuar faqe të tëra online për të hedhur në qarkullim informacion të pavërtetë, ndërsa mediat vendase aty kanë hedhur dyshime edhe për lidhjet e tij me ekstremizmin fetar të financuar nga Lindja e Mesme.



Ndërsa për të ndaluar tjetër Bekim Qoku, Selimi sqaroi se është e ditur se ai është njeriu i Albin Kurtit në Shkup.

Sipas Selimit, nuk ka vënd për dyshime se Lëvizja Vetevendosje në Prishtinë dhe VLEN në Shkup janë në koordinim të plotë me njëri tjetrin për të përdorur protestat në Tiranë si sheshin ku hodhën me qindra njërëz të tyre, me qëllim fundor: rrezimin nga pushteti të Edi Ramës.

Selimi tha se Vlen të paktën duhet të distancohej publikisht nga qëndrimet e figurave politike nga rradhët e saj që sillen nëpër Tiranë, të paktën për të qënë korrekt zyrtarisht, por diçka e tillë nuk ka ndodhur.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!