Rrjeti i dezinformimit dhe propaganda politike në rrjetet sociale po përdoren për të nxitur ndjenja antiamerikane dhe antisemite ndër shqiptarët e rajonit.
Sipas analistit Sefer Selimi, struktura të caktuara politike nga Maqedonia e Veriut, të lidhura edhe me përfaqësues të Albin Kurtit, janë vënë në dispozicion për të nxitur protesta në Shqipëri.
Ai kritikon koalicionin “VLEN” për degradim të vazhdueshëm dhe për heshtje ndaj problemeve jetike të shqiptarëve vendas, ndërkohë që gjejnë hapësirë të angazhohen në kauzat e Tiranës.
“U tentua të nxiteshin ndjenja antiamerikane dhe antisemite. Është një rrjet i tërë dezinformomi. Çdo parin politik tani ka një rrjet të tyre në rrjetet sociale për propagandë politike. Ka dokumente që rrjetet politike për dezinfomim për partitë politike në RMV janë vënë në dispozicion edhe ndaj nxitjes së protestave në Shqipëri.
Azizi tentoi dezinformimin në Shqipëri. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Albin Kurti. Qoku është përfaqësues i Kurtit në qeverinë e RMV. “VLEN” duhet të kërkonte llogari te funksionarët e vet. Të mos harrojmë që shqiptarët që nga themelimi i kësaj partie janë duke u përballur përditë me një degradim.
Nuk kanë mbështetur protestat qytetare dhe nuk thanë asnjë fjalë ndaj studentëve shqiptarë të cilët u mbajtën peng. Gjejnë forma dhe mënyra për t’u angazhuar në protestat e Shqipërisë”, tha Selimi.



