Nëse thjesht sheh numrin të duket se i kanë bërë nder. Europa mbetet kontinenti me më shumë skuadra në Kupat e Botës, dhe në Amerikën e Veriut mbërriti me 16 të tilla.
Pas saj është Afrika me 10 ekipe, gjë që reflekton rritjen e futbollit të atij që quhet “kontinenti I zi”, dhe në vendin e tretë është Azia, që ka edhe popullsinë më të madhe në planet, rreth 4.7 miliardë banorë, apo më shumë se gjysma e totalit.
Gjithsesi, kur vjen puna për futboll, Azia ishte një dështim I plotë në këtë Botëror, sepse nga 9 skuadra të kualifikuara për në fazën finale, vetëm njëra kaloi grupin, Japonia. Edhe ekipe me traditë si Koreja e Jugut dështuan këtë herë, pa folur për Arabinë Saudite, Irakun, Jordaninë apo Uzbekistanin.
Ndoshta, një nga realitetet më pozitivë ishte Irani që u largua nga turneu pa humbur asnjë ndeshje, dhe duke qenë në kushte shumë më të vështira sesa të tjerët.
Gjithsesi, Europa është mbretëreshë, dhe këtë e tregon edhe me 6 skuadra në çerekfinale nga 8 gjithsej. Aty janë Franca nënkampione e botës dhe favorite për titullin, Spanja kampione e Europës, Anglia nënkampione e Europës, Belgjika, Norvegjia dhe Zvicra.
Vetëm Argjentina, kampione e botës, dhe skuadra më e bukur e Afrikës, Maroku, janë përjashtime nga kontinentet e tjera. Nuk dihet nëse FIFA do të bëjë ndonjë ndryshim, por duket se Europës vërtet I rrinë ngushtë 16 skuadra në një Botëror me 48 ekipe./abcnews.al



