SHKODËR- Krim brenda familjes në qytetin e Shkodrës. Bashkëshorti ka vrarë me çifte gruan e tij, e cila është identifikuar si Bardhe Ziqi, 55 vjeçe.
Autori i dyshuar i krimit Shqefën Ziqi, 62 vjeç, është arrestuar nga Policia e Shkodër.
Gazetari i ABC News, Simon Shkreli raporton nga vendi i ngjarjes se viktima është gjetur anës rrugës dhe se kanë qenë banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar Policinë.
“Viktima ka mbetur në anë të rrugës. Kanë qenë banorët e zonës, që kanë njoftuar Policinë”, raportoi gazetari.
Aktualisht, Policia dhe grupi hetimor kanë nisur mbledhjen e provave për zbardhjen e rrethanave./abcnews.al



