Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Maroku “kërcënon” Francën/ Trajneri Ouhabi: Janë favoritë, por bëjmë gjithçka për t’i mundur

schedule12:37 - 9 Korrik, 2026

schedule 12:37 - 9 Korrik, 2026

Një ndeshje kundër Francës nuk është si gjithë të tjerat për Marokun, lojtarët dhe tifozët e tij. Aq më tepër kur bëhet fjalë për çerekfinale në Kupën e Botës.

Por kjo sfidë ka brenda saj, edhe sfida të tjera jashtë fushës, historike, politike dhe pse jo krenarie.

Por le të përqëndrohemi te futbolli dhe këtë sport, kampionët e Afrikës e kanë luajtur me shumë klas në këtë turne, duke rritur ndjeshëm edhe kuotat në garën për trofeun.



Për skuadrën e drejtuar nga Mohamed Ouhabi, çerekfinalja kundër Francës do të tregojë nëse ëndrra mund të behet realitet. Po ashtu, sfida e mbrëmjes së sotme është një mundësi e artë për të marrë revanshin pas humbjes në gjymsëfinalet e turneut të katër viteve më parë.

“Sa u përket përgatitjeve tona për ndeshjen, nuk do të ketë surpriza; kushdo që i ka analizuar ndeshjet tona e di se kemi një ide të qartë se si duam të luajmë. Çdo ndeshje është e ndryshme dhe nuk do të jetë siç ishte katër vite më pare. Franca mund të jetë favorite, por ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të fituar” .

Mungesa e madhe për Marokun në këtë ndeshje është ajo e Ismael Saibari, autor I tre golave në këtë turne, ndërsa vendin e tij në majën e sulmit do ta marrë Rahimi. Nuk pritet të ketë ndryshime të tjera në formacion, ndërsa trajneri Ouhabi do t’i besojë sërish yjeve të tij, me në krye kapitenin Ashraf Hakimi, një lider i vërtetë i kësaj skuadre.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!