Një person ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti të ndodhur pranë shkollës “Demokracia” në qytetin e Korçës.
Sipas informacioneve paraprake, viktima ka marrë plagë në zonën e qafës dhe u transportua fillimisht në Spitalin Rajonal të Korçës.
Burime nga spitali bëjnë me dije se i plagosuri me thikë do të niset drejt spitalit të Traumës për mjekim të specializuar për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore. Thika i ka prekur cervikalen dhe ka rrezik për jetën.
Policia ka bërë të mundur kapjen e personit të dyshuar si autor të ngjarjes, i cili është shoqëruar në komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.



