Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pas paralajmërimit të Trump, SHBA kryen sulme ndaj Iranit

schedule23:35 - 8 Korrik, 2026

schedule 23:35 - 8 Korrik, 2026

SHBA ka sulmuar serish Iranin.

Mediat vendase kanë raportuar se janë dëgjuar shpërthime në disa zona në jug të vendit.

Mediat shtetërore raportojnë se janë dëgjuar disa shpërthime në qytetet Konarak dhe Chabahar, ndërsa agjencia IRNA thotë se energjia elektrike është ndërprerë në disa pjesë të Chabaharit.



IRIB shton se sistemet e mbrojtjes ajrore janë aktivizuar në Bandar Abbas dhe se janë raportuar disa shpërthime edhe në atë zonë.

Shtetet e Bashkuara thonë se po kryejnë sulme ndaj Iranit, pasi Donald Trump kishte kërcënuar më herët se do t’i “godiste fort” sonte.

Komanda Qendrore e SHBA-së thotë se sulmet janë një përgjigje ndaj “agresionit të fundit të pajustifikuar kundër anijeve tregtare dhe ekuipazheve civile” në Ngushticën e Hormuzit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!