Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

AMP zbulon lokalin e përshtatur për lojëra fati në Fushë Krujë, gjendet edhe lëndë narkotike

schedule15:26 - 7 Korrik, 2026

schedule 15:26 - 7 Korrik, 2026

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zhvilluar operacionin policor të koduar “Basti i Fundit”, duke goditur një aktivitet të dyshuar të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit dhe basteve sportive në vendin e quajtur “Tregu Fshatar”, pranë Fushë-Krujës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këto ambiente janë konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 pajisje elektronike kompjuterike, të dyshuara se përdoreshin për ushtrimin e paligjshëm të lojërave të fatit; 4 monitorë dhe pajisje serverike dhe elemente të tjera teknologjike, të dyshuara se përdoreshin për organizimin dhe ushtrimin e basteve sportive të paligjshme.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga strukturat e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në ambientet e bar-kafesë, u gjetën dhe u sekuestruan 15 doza lëndë narkotike, me peshë totale 6.45 gramë.



Lënda e dyshuar narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Rasti po hetohet për dokumentimin e plotë të përgjegjësive ligjore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!