ZYRTARE: Sormani zbarkon në Tiranë, sërish “dem i kuq”

schedule10:13 - 4 Janar, 2020

schedule 10:13 - 4 Janar, 2020

Adolfo Sormani do të jetë trajner i Partizanit. Klubi ka dalë me një komunikatë zyrtare. Italiani ka zbarkuar në kryeqytetet dhe është takuar me presidentin e të kuqve, Gazment Demi. Kontrata është e vlefshme për 2.5 vite, sikurse njoftohet zyrtarisht.

Mediat italiane e kanë raportuar ndryshe: Nëse ia del të fitojë trofe, atëherë marrëveshja e re në verë do të jetë e vlefshme edhe dy vitet e radhës. Trajneri italian ka qenë një preferencë e vetë zotit Demi, i cili gjithashtu vendosi veton për shkarkimin e Franco Lerda.

“Klubi Futbollit Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Adolfo Sormanin. Trajneri 54-vjeçar ka qenë pjesë e klubeve të Juventus e Napolit në Itali dhe së fundmi në krye të ekipit danez Velje, skuadër me të cilën regjistroi rezultate shumë pozitive.

Në drejtimin e Adolfo Sormanit, i cili rikthehet në familjen e kuqe, përgjatë sezonit 2016 – 2017 ekipi arriti rezultate historike në kompeticionet evropiane, duke u kualifikuar deri në fazën play off të Europa League.

Trajneri Sormani i cili ka nënshkruar një kontratë për 2 vite e gjysmë është prezantuar sot nga Presidenti Demi dhe menjëherë i është bashkuar ekipit në seancën stërvitore në kompleksin sportiv “International Tirana” në Pezë”, njofton klubi i kuq. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!