Profesori Arben Ramkaj thotë se investimet në Shqipëri po i bëjnë vendet e Gjirit dhe jo Izraeli.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Ramkaj u shpreh se vendi ynë mund të jetë urë shumë e mirë mes Lindjes dhe Perëndimit.
“Zvërnecin, Katarin po e bën. Durrësin po ta bëjnë Emiratet, nuk po ta bën Izraeli. Investimet në Shqipëri po i bëjnë vendet e Gjirit. Izraelitët kanë interes shumë të madh që një vend mik si Shqipëria të jetë pjesë e Konferencës Islamike. Shqipëria mund të jetë urë shumë e mirë mes Lindjes dhe Perëndimit. Kryeministri Rama, diçka me vlerë i mbahet, ka krijuar një komunikim të jashtëzakonshëm, me vendet e Gjirit”, theksoi ai./abcnews.al



