Krahasimi u bë menjëherë dhe akuzat nuk vonuan. Lionel Mesi nuk e mori kartonin e kuq për një ndërhyrje të rrezikshme në sfidën e Argjentinës ndaj Algjerisë, por futbollisti I Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Folarin Balogun, nuk u fal në duelin e disa ditëve më vonë ndaj Bosnjë-Hercegovinës.
Gjithsesi, FIFA reagoi dhe vendosi ta pezullojë ndëshkimin ndaj sulmuesit amerikan, i cili është në dispozicion të trajnerit Poçetino për ndeshjen e raundit të tretë kundër Belgjikës në 6 korrik në Siatëll.
Kjo, edhe pse Federata e Futbollit e Shteteve të Bashkuara nuk kishte bërë ankimim. Nuk vonoi reagimi i presidentit Donald Tramp, I cili e falenderoi FIFA-n për atë që e cilësoi padrejtësi, në mesazhin e publikuar në “Truth Social”.
Nga ana tjetër, reagim të forta pati edhe Federata Mbretërore Belge e Futbollit, që në komunikatë shkruajti se ishte e shtangur nga vendimi, se FIFA ka shkelur rregulloren e saj, dhe se po shqyrton të gjitha variantet e mundshme të apelimit.
Komentet në rrjetet sociale ishin nga më të ndryshmet, madje edhe në media autoritare. Vetë “Yahoo” nga Shtetet e Bashkuara, theksoi se vendimi i FIFA-s bën që të përmenden sërish akuzat për korrupsion nga ana e saj.
Në rrjete ka tallje dhe nënkuptime se Tramp është pas vendimit nga presidenti i FIFA-s, Infantino, duke hedhur video të tij me para në duar, e duke shkruar se nga Shtëpia e Bardhë ka pasur ndonjë telefonatë.
Ndërkaq, akuzat për FIFA-n kanë qenë në krahun e kundërt, duke bërë krahasimin me Mesin dhe ndërhyrjen e tij ndaj Algjerisë. Kampioni i botës ndërhyri me takë nga prapa ndaj një kundërshtari, duke mos marrë asnjë karton, dhe kjo u quajt e padrejtë nga shumëkush.
Gjithsesi, ish-sulmuesi I Arsenalit dhe I Francës, Tieri Henri, thotë se Mesi nuk meritonte të kuqin, ndërsa Balogun po. Gjithsesi, polemikat janë të forta dhe subjektivizmi I futbollit po bën që as me futjen në përdorim të teknologjisë loja më popullore në botë të mos gjejë qetësi./abcnews.al



