Drejtori i Galerisë Kombëtare të arteve Erzen Shkololli, u prezantua zyrtarisht nga Ministrja e Kulturës. Zonja Kumbaro tha se ky institucion do të jetë prioritet i këtij mandati.
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e shoqëruar nga zëvendës ministrja e Kulturës kosovarja, Valbona Shujaku, kanë prezantuar zyrtarisht drejtorin e ri të Galerisë së Arteve, Erzen Shkolollin.
Kumbaro pasi e uroi për detyrën, nuk fshehu kënaqësinë e emërimit të tij, pastaj i kujtoj drejtorit të ri se detyra është e vështirë, pasi galeria do të jetë një ndër prioritet e këtij mandati
Vizioni i tij do te jete frymimi i artit shqiptare në skenat ndërkombëtare, pa harruar vlerat kombëtare.
Ministrja më herët vlerësoi edhe punën 4 vjeçare në krye të Galerisë Kombëtare të Artan Shabanit.
Më pas drejtori i ri sëbashku me ministren u njohën edhe me stafin e galerisë, takimit që u zhvillua./abcnews.al