Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pllana, më pranë turizmit/ Nis rehabilitimi i rrugës që lidh zonën me objektet historike e natyrore

schedule14:15 - 5 Korrik, 2026

schedule 14:15 - 5 Korrik, 2026

Zhvillimi i turizmit të natyrës dhe kulturës në zonën e Pllanës në Lezhë, po merr një shtysë të re përmes investimeve në infrastrukturën rrugore. Qëllimi është përmirësimi i aksesit dhe lidhja më e mirë me akset kryesore, duke e kthyer zonën në një destinacion më të vizitueshëm.

Bashkia Lezhë ka nisur ndërhyrjen në segmentin rrugor që lidh zonën autentike të Pllanës, ku gjenden objekte me vlera të veçanta të trashëgimisë kulturore, përfshirë objekte kulti, peizazhe natyrore dhe tunelet austro-hungareze. Ky segment krijon gjithashtu lidhje me zonën e mbrojtur natyrore Manati – Berzanë, duke rritur potencialin turistik të gjithë zonës.

Ky investim pritet të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik lokal, duke lehtësuar njëkohësisht lëvizjen e përditshme për dhjetëra familje që jetojnë në këtë zonë. Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, thekson se ndërhyrja synon jo vetëm promovimin e turizmit, por edhe përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët.



Projekti është pjesë e paketës së investimeve të Bashkisë Lezhë për zonat rurale dhe pritet të përfundojë brenda muajit korrik. Në vijim, parashikohet ndërtimi i itinerareve turistike, me synim përfshirjen e Pllanës në hartën turistike të Lezhës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!