Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ja si shpërndahet helmi në venat e shoqërisë nga pusetat sociale”/ Rama: Ka pasur kërkesa për ndërtime në Porto Palermo, nuk kemi pranuar

schedule08:19 - 5 Korrik, 2026

schedule 08:19 - 5 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Facebook lidhur me debatet për Porto Palermon, duke theksuar se qeveria ka refuzuar kërkesat për ndërtime në këtë zonë.

Në postimin e tij, Rama shprehet se ka pasur interes dhe kërkesa për zhvillime ndërtimore, por ato nuk janë miratuar, duke e paraqitur këtë si një shembull të mënyrës se si, sipas tij, deformohet realiteti në rrjetet sociale.

“MIRËMËNGJES dhe me një shembull të thjeshtë që tregon se si përmbyset realiteti nga një agjitator i Algoritmit, e si shpërndahet helmi në venat e shoqërisë nga pusetat sociale për të krijuar çorodi, ushqyer mërzi, nxitur urrejtje, ju uroj të diel të qetë. Ka pasur kërkesa për ndërtime në Porto Palermo, por nuk kemi pranuar”, shkruan Rama.



 

Këtu nuk kemi të bëjmë me një interpretim të mbrapshtë të këtij masterplani që mund të jetë real. Ka masterplane që mund të jenë reale në librin “Albanian Files” të cilat inkuizicioni i dështak-zemërakëve të kores së zezë të protestës, e ka kthyer në një akt-akuzë për mua.

Dhjetë prej arkitektëve të huaj janë nderuar me Nobel-in e arkitekturës. Këtu nderohen me një akt-akuzë. Janë masterplane të porositura nga subjekte private në troje privatë, që arkitektët kanë zgjedhur t’i vendosin në dosjen e tyre në libër në liri të plotë dhe disa prej tyre janë masterplane të papranuara nga Këshilli i Mbrojtjes së Territorit, provë që Këshilli nuk është fasadë, por institucion serioz.

Megjithatë, inkuizicioni i përdor këto si prova të aktakuzës për tradhtinë time kombëtare, shitjen e atdheut nga unë, gjithë të zezat që dështak-zemërakët m’i faturojnë mua, sepse duan të ngushëllojnë veten për falimentimin e tyre në mediokritet. Por ky agjitator i algoritmit, e ka bërë vetë me Chat GPT.

Kjo është fytyra e dezinformatorëve të paguar të opinionit publik, që e kanë humbur që të rinj pigmentin e zverdhjes dhe të skuqjes dhe që paguajnë urdhrat e kujtdo që i paguan mbi dhe nën dorë.

Ironia në këtë rast, që e zgjodha pasi kemi kthyer disa leje në atë zonë, është bërë edhe një batërdi me tituj pronësie të dhënë kuturu në kohën e copëtimit të madh të pronës në Shqipëri. Unë i kam kërkuar qeverisë të kërkojë mbrojtjen e komplet gjirit të Porto Palermos nga ndërtimet.

E kemi shpallur atë gji, monument të natyrës. Po mbyllim edhe projektin e muzeut të luftës së ftohtës dhe rehabilitimin për qëllime turistike të repartit bashkëngjitur. Jetojmë në kohë të vështirë për të vërtetën, por ky nuk është justifikim, por dhimbje për njerëz të sinqertë që helmohen në kanalet e dezinformimit”, tha Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!