E meritoi dhe ambiciet vazhdon t’i ketë tepër të mëdha.
Zvicra dalë nga dalë po kthehet në një nga realitetet më të bukura të kësaj Kupe të Botës, dhe ja ku arriti mes 16 ekipeve më të mira.
Me fitoren 2-0 ndaj Algjerisë në Vankuver u arrit sukses i parë në fazat me eliminim direkt në një botëror që nga viti 1938, kur u shkaktua e papritura e madhe ndaj Gjermanisë.
Skuadra europiane e konkretizoi shpejt dominimin e saj, ndërsa kapiteni Granit Xhaka luajti ndeshjen numër 150 me kombëtaren.
Embolo shënoi që në 10’, ndërsa Ndoje shtoi të dytin 46 sekonda pasi nisi pjesa e dytë.
Përtej dy autorëve të golave, I veçantë ishte sulmuesi 20-vjeçar, Johan Manzambi, që e ka bindur trajnerin Murat Jakin që ta aktivizojë si titullar.
Nga ana tjetër, Xhaka ishte një regjisor dhe një barrikadë në mesfushë.
Kapiteni me origjinë shqiptare nga Kosova mbetet në formë të madhe edhe tani që është 33 vjeç, ndërsa është rekordmeni I ndeshjeve me Zvicrën, me 150 paraqitje, 9 më shumë sesa Rodrigez që gjithashtu vazhdon të luajë.
Skuadra helvete arrin 16 më të mirët e Botërorit për herë të katërt radhazi, dhe shpresojnë t’i ndihmojë edhe shorti pasi do të kenë përballë Kolumbinë ose Ganën.



