Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berat Rukiçi: “Vita” prodhuesi më i madh i qumështit në rajon, pushteti duart larg nga bizneset

schedule20:36 - 2 Korrik, 2026

schedule 20:36 - 2 Korrik, 2026

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiçi, njëherësh ish-kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, ka reaguar pas mbylljes së “Vita”, duke kritikuar ashpër qasjen e institucioneve ndaj bizneseve vendore.

Rukiqi tha se ndërhyrjet e tilla, sipas tij, pa bazë dhe pa fakte, dëmtojnë ekonominë dhe rrezikojnë vendet e punës.

“Me sulmu prodhuesit vendorë pa asnjë bazë, pa fakte dhe pa përgjegjësi, është një veprim i papranueshëm që dëmton ekonominë dhe vendet e punës”, ka deklaruar Rukiqi.



Ai theksoi se “Vita” përfaqëson një nga prodhuesit më të rëndësishëm në rajon dhe një simbol të investimeve vendore.

“‘Vita’, si prodhuesi më i madh i qumështit në rajon, është simbol i prodhimit vendor cilësor, i investimeve dhe i punës së mijëra njerëzve”, shtoi ai.

Sipas Rukiqit, institucionet shtetërore duhet të kenë kujdes në veprimet e tyre dhe të mos krijojnë pasiguri për sektorin privat, pasi kjo, siç tha ai, ndikon drejtpërdrejt në klimën e biznesit dhe ekonominë e vendit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!