Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“E kemi marrë qumështin e këtyre burrave, jo të Serbisë”, Spahija i kundërpërgjigjet Mujës

schedule20:32 - 2 Korrik, 2026

schedule 20:32 - 2 Korrik, 2026

Drejtori i përgjithshëm i fabrikës së qumështit “Vita”, Artan Spahija, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit në detyrë të Bujqësisë, Armend Muja, duke mbrojtur cilësinë e produkteve të kompanisë dhe prodhimin vendor.

Në një deklaratë publike, Spahija falënderoi fermerët dhe konsumatorët për mbështetjen që, sipas tij, i kanë dhënë “Vitës” ndër vite, duke theksuar se kompania do të vazhdojë të mbrojë prodhimin vendor.

“Janë prej ditës së parë me neve. Iu përulemi si qumështore ‘Vita’, pa ju nuk do të ishim ku jemi. Ne nuk do t’ju lëmë në baltë. Ju falënderoj prej zemrës që në çdo kohë keni qenë pranë nesh. Do të luftojmë bashkë deri në fund”, deklaroi Spahija.



Ai reagoi edhe ndaj deklaratave të ministrit në detyrë, i cili kishte ngritur pikëpyetje për cilësinë e qumështit të “Vitës”, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mbështesin prodhimin vendas.

“Kemi pi qumështin e këtyre burrave. Qytetarë të nderuar, pini qumështin e këtyre burrave, jo të Serbisë. Mos bini pre e një personi që bën shantazh. Ejani, kontrolloni kur të doni”, u shpreh ai.

Deklaratat e Spahijës vijnë në mes të përplasjes mes qumështores “Vita” dhe institucioneve shtetërore, pas inspektimeve të zhvilluara nga autoritetet dhe debatit të krijuar për standardet e prodhimit dhe trajtimin e prodhuesve vendorë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!