Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Njeriu që zbuloi Sarrin: S’kam asnjë meritë, ishte thjesht fat. Ja pse zgjodha atë

schedule17:23 - 3 Janar, 2020

schedule 17:23 - 3 Janar, 2020

Marcello Carli ka zbuluar një detaj interesant në lidhje me Maurizio Sarrin. Drejtori sportiv i Cagliarit, mbante të njëjtin rol tek Empoli, teksa në fundin e qershorit të vitit 2012 zgjodhi Sarrin si trajner të ekipit që garonte në Serie B.

60-vjeçari ia doli të rikthente Empolin në Serie A, zhvilloi një futboll të bukur dhe la ekipin në elitë përpara se të largohej drejt Napolit. Carli tregohet i sinqertë në konferencën për shtyp, teksa zbulon të vërtetën në lidhje me “aftësinë” për t’i besuar stolin Sarrit.

Nuk kam asnjë meritë në afrimin e Sarrit, ishte thjesht fat. Maurizio erdhi tek Empoli në një moment të vështirë të klubit. Gjëja më e bukur, diçka që e kujtojmë shpesh, është fakti që të dy ishim të dëshpëruar atë periudhë dhe gjendeshim në një situatë dramatike.

Pas 20 ditësh e kuptova që bëhej fjalë për një trajner të madh. Jam i lumtur që sot ia ka dalë të jetë në pankinën e Juventusit. Nuk kishim shumë para atë kohë tek Empoli dhe m’u desh të zgjidhja trajnerin më të lirë. Për fat, edhe Sarri kërkonte pak, kështu që ishte një zgjedhje plot fat“, shpjegon Marcello Carli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!