Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lamine “kërcënon” rivalët/ Ylli i Spanjës ka besim se do ta fitojë titullin botëror në 2026

schedule13:20 - 1 Korrik, 2026

schedule 13:20 - 1 Korrik, 2026

Duket sikur nuk e ka problem, por edhe vetë e di se nuk është aty ku pritet. Nuk flitet vetëm për paraqitjen e një Lamin Jamali, por të gjithë skuadrës, dhe Spanja e këtij Botërori është ku e ku më poshtë sesa niveli I Europianit të vitit 2024 kur fitoi titullin, edhe pse optimizmi nuk mungon aspak.

Këtë ndjenjë pozitive e shprehë pikërisht Lamin Jamali, ylli kryesor i “Furive të Kuqe”, edhe pse në Amerikën e Veriut deri tani ka bërë pak.

Në një intervistë për median spanjolle, “Kope”, mes shumë temave të tjera, adoleshenti i Barcelonës flet edhe për atë që pret nga ky turne I madh.



Fjalët e tij janë të thjeshta dhe të sigurta, të tilla si “në çdo konkurrim shkoj për të fituar, dhe jam i bindur se do ta fitojmë titullin botëror”.

Lamin shton se e ndjen veten në 90 deri ne 100 për qind të formës, se stërvitet normalisht, dhe se është i gatshëm për të luajtur një ndeshje të plotë.

Spanja do të jetë këtë të enjte në orën 21:00 ndaj Austrisë në Los Anxhelos, ndërsa pritet të shihet se cilat do të jenë zgjedhjet e trajnerit Luis de la Fuente.

Nis faza me eliminim direkt dhe çdo gabim paguhet, diçka që e dinë edhe vetë kampionët e Europës në fuqi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!