Bylykbashi: Procesi për anëtarët e KLGJ/KLP farsë dhe i delegjitimuar

schedule14:40 - 23 Janar, 2018

schedule 14:40 - 23 Janar, 2018

Kjo listë është e delegjitimuar.

Alarmi erdhi nga selia blu dhe i drejtohet listës me dhjetë emrat e përzgjedhur me short nga nënkomisioni përgjegjës për anëtarët jo gjyqtar dhe jo prokuror të dy Këshillave të Lartë, atij të Gjyqësorit dhe Prokurorisë.

Oerd Bylykbashi: “Ato që do të jenë qeverisja e sistemit gjyqësor për të ardhmen organe, të cilat do të formësojnë gjyqësorin e ri dhe shërbimin e ri të prokurorisë. Janë ato që do të ushtrojnë masat disiplinore dhe të gjitha funksionet që parashikon ligji për këto organe”.

Janë këta kandidatë, që sipas nënkryetarit të nënkomisionit që i përzgjodhi ata me short, Oerd Bylykbashi, nuk plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore, por mbi të gjitha ato Kushtetuese, të cilat ishin pjesë thelbësore e marrëveshjes së 21 Korrikut 2016.

Oerd Bylykbashi: “Që kërkonte që palët politike të kishin kontribut dhe ndikim të barazvlefshëm dhe barazlarguar në formësimin e këtyre dy trupave”.

Këtë bënë të mundur 140 votat në parlament për ndryshimet kushtetuese, thekson Bylykbashi, për t’u zhbërë më pas përmes ligjit të miratuar vetëm nga mazhoranca, që instaloi ato që ai i quan filtrat paraprak, komisionet që sollën në Kuvend kandidatët më pas të hedhur në short në nënkomision.

Oerd Bylykbashi: “Një proces i delegjitimuar që nuk kish si të prodhonte ndryshe një listë kandidatësh të përzgjedhur politikisht në mënyrë që në çdo rast lista e ardhur nga jashtë sistemit të drejtësisë të jepte rezultatin e kontrolluar nga Rama”.

Nga selia blu, Bylykbashi sëbashku me ish-ministrin teknik të Drejtësisë, Gazment Bardhi, publikuan dokumenta në mbështetje të argumentave të mbrojtur një dite më parë, gjatë diskutimit emër për emër të kandidatëve të listuar nga sekretari i përgjithshëm i Kuvendit.

Oerd Bylykbashi: “Këto kandidatë kishin probleme nga mospërputhja e kritereve ligjore tek kandidaturat e prapranueshme nga ligji për dekriminlizimin”.

Nuk i interesojnë emrat e veçantë dhe nuk kërkojnë vlerësim moral apo profesional të kandidtëve.

Gazment Bardhi: “Por evidentimi i problematikave për mospërmbushjen e kritereve është detyrim kushtetues. Subjekti deklarues Altin Hazizaj, kandidat për Këshillin e Lartë Gjyq2ësor nga Shoqëria Civile përfshihet në fushën e veprimit të ligjit për dekriminalizimin. Kandidati Sokol Lamaj, i cili vjen nga radhët e avokatisë rezulton që ndaj tij janë marrë masa administrative për shkak se nuk ka zbatuar ligjin dhe nuk ka paguar rregullisht tatimet. Nga rradhët e pedagogëve rezulton të jetë përzgjedhur zoti Ilir Panda. ONM ka konstatuar se zoti Panda ka qenë i angazhuar politikisht në nivele shumë të larta në të kaluarën. Shtetasi Kozma Jano, i datëlindjes 1956, ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit me pseudonimin “Telefoni”. Në Këshillin e Lartë të Prokurorsië rezulton të jetë përzgjedhur kandidati nga Shoqëria Civile, Alfred Balla, nuk është angazhuar në pesë vitet e fundit në Shoqërinë Civile. Përveç kësaj, vëzhguesit ndërkombëtarë kanë konstatuar se platforma e paraqitur nga ky kandidat është plagjiaturë e një platforme paraqitur nga një kandidat tjetër”.

Përfundimi?

Gazment Bardhi: “Mazhoranca ka përfshirë në short dhe potencialisht ka emëruar kandidatë që delimitigjojnë të gjithë funksionimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë”.

Kjo sepse lista që dërgohet në Kuvend do të votohet në bllok. 94 janë votat e nevojshme për miratimin e listës e cila nëse nuk merr votat e mjaftueshme, kthehet në nënkomision për t’u ri-zgjedhur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!