Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga dita e djeshme, ku në bulevard, disa protestues marshonin drejt Kryeministrisë, e të tjerë kishin menduar ta kalonin ndryshe kohën e lirë, duke luajtur basketboll.
Për Ramën, kjo është pamja europiane e Tiranës së lirive të barabarta.
“Mirëmëngjes dhe me këtë pamje europiane të Tiranës së lirive të barabarta e shijeve të ndryshme për kohën e lirë, ju uroj një ditë të paqtë”, shkruan Rama./abcnews.al



