Temperatura që arrijnë deri në 42°C, qytete të përvëluara dhe një valë të nxehti që po godet pothuajse gjithë Europën. Fenomeni i njohur si “Luciferi” është rikthyer, duke sjellë ditë përvëluese dhe net të vështira, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se episodet e motit ekstrem po bëhen gjithnjë e më të shpeshta.
Në studion e ABC-së së Mëngjesit, meteorologia Rudina Zace do të shpjegojë se si do të jetë moti në Shqipëri gjatë ditëve të para të korrikut, nëse temperaturat do të arrijnë vërtet deri në 42 gradë, si edhe kur pritet rënia e tyre dhe rikthimi i freskisë.
Sa do të zgjasë kjo valë e të nxehtit? A do të ketë reshje shiu gjatë javëve në vijim dhe çfarë rezervon muaji gusht?
Ndërkohë, pasojat e vapës po bëhen gjithnjë e më dramatike. Sipas të dhënave të fundit, që prej 21 qershorit, mbi 1.300 vdekje në Europë lidhen me valën ekstreme të të nxehtit. Ekspertët theksojnë se ndryshimet klimatike po i bëjnë këto episode gjithnjë e më intensive, ndërsa një fenomen që dikur ndodhte “një herë në brez”, tashmë po përsëritet pothuajse çdo verë.
Pse stresi termik konsiderohet një “vrasës i heshtur”? A janë qytetet, banesat, shkollat dhe vendet e punës të përgatitura për temperatura kaq ekstreme? Për të gjitha parashikimet, analizën e situatës dhe këshillat se si të mbrohemi nga vapa përvëluese, ndiqni intervistën me meteorologen Rudina Zace në ABC-në e Mëngjesit./abcnews.al



