Të dy bashkë kanë qenë deri një vit më parë. Granit Xhaka dhe Shabi Alonso shkruajtën historinë në Leverkusen duke fituar titullin në Gjermani pa pësuar asnjë humbje, fituan Kupën gjermane dhe arritën finalen e Ligës së Europës.
Kanë kaluar më pak se 12 muaj që kur rrugët e tyre u ndanë, ndërsa tani duket se do të bashkohen përsëri. Trajneri bask, pra spanjoll, që ishte në stolin e Realit sezonin e shkuar derisa u shkarkua në 12 janar 2026, është emëruar tek Çelsi dhe një nga emrat që ka kërkuar në ekip është ai i Xhakës.
Mediat britanike nuk kanë dyshime për këtë, dhe theksojnë pikërisht faktin se Alonso kërkon të marrë një futbollist të cilin e njeh mirë, dhe tek i cili ka besim të plotë. Jo vetëm kaq, por ardhja e trajnerit të ri po bën që të ndryshojë politika e Çelsit për transferimet, të paktën në rastin e shqiptaro-zviceranit.
Xhaka shpejt mbush 34 vjeç dhe në “Stemford Brixh” kanë vendosur si standard që nuk duan futbollistë mbi 30 vjeç. Ndoshta mund të bëhet një përjashtim, edhe pse sërish transferimi I kapitenit të Zvicrës nuk do të jetë diçka e lehtë.
Përse?
Sepse shqiptari me origjinë nga Kosova ka edhe dy vjet kontratë tek Sandërlendi, klubi tjetër I Premier Ligës, ndaj edhe priten bisedime të vështirë.
Sipas mediave britanike, Çelsi mund të ofrojë 26 milionë paundë stërlina apo rreth 30 milionë euro, dhe nuk ka ndërmend të paguajë deri në 40 milionë euro apo më shumë./abcnews.al



