Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjermania nuk mund të gabojë/ Skuadra e Nagelsmann është favorite absolute ndaj Paraguay

schedule12:07 - 29 Qershor, 2026

schedule 12:07 - 29 Qershor, 2026

Në fazën e grupeve të “Botërorit 2026” kemi parë dy Gjermani. Atë të dy ndeshjeve të para ku mundi Kurasao dhe Bregun e Fildishtë dhe atë të sfidës së tretë ku u mund nga Ekuadori pas një paraqitje që la për të dëshiruar.

E sigurtë është që në ndeshjen e parë me eliminim direkt në Kupën e Botës, trajneri Julian Nagelsmann kërkon versionin më të mirë, pasi do gabim mund të rezultojë fatal.

Gjermania do të luajë kundër Paraguajit, ndërsa vigjilja e kësaj sfide i sheh “Panzerat” si favorit. Por këto pritshmëri duhet t’i shpërblejnë në fushë jo vetëm në rezultat , por edhe në paraqitje, aq më tepër që me shumë mundësi në raundin tjetër gjermanët do të gjejnë në rrugën e tyre Francën.



Përve Schloterbeck që mbylli Botërorin përpara kohe, Nagelsmann nuk ka probleme me dëmtimit. Rudiger pritet të marrë vendin në qendër të mbrojtjes bashkë me Jonatan Tah, ndërsa nuk priten ndryshime të tjera thelbësore në formacion.

Pak mundësi ka në letër Paraguaji, një prej skuadrave amerikano jugore të paraqitura më dobët në fazën e grupeve. Gjithsesi, paraguajanët arritën të kualifikohen mes të tretave më të mira me një fitore, një humbje dhe një barazim.

Por, në këtë fazë muzika është e ndryshme dhe vetëm nëse Paraguaji ka mbajtur të fshehur ndonjë armë secrete për këtë raund, në të kundët, bashkë me ndeshjen duhet të përgatisë edhe valixhet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!