Një grua 69-vjeçare mbeti e plagosur rëndë pasi u dhunua me bastun nga bashkëshorti i saj, 79 vjeç, pas një konflikti të çastit në banesën e tyre, në lagjen nr. 1 të Pogradecit.
E moshuara ka pësuar dëmtime në kokë dhe, pas ndihmës së parë në spitalin e Pogradecit, do të transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.
Autori Muhamet Shembliko është shoqëruar në komisariat, ndërsa policia po heton rrethanat e ngjarjes./abcnews.al



