“Protesta duhet parë në disa plane. Në planin parimor, Shqipëria ka të drejtën të protestojë. Ka protesta paqësore, këto janë dimensione të një vendi demokratik”, tha ai.
Megjithatë, prezenca e disa personave në shesh para kryeministrisë ka ngjallur dyshimet se pas tyre qëndrojnë interesa të huaj, që shkojnë kundër interesit tonë kombëtar.
Më herët, kryeministri Edi Rama nxori një tjetër dëshmi të nxitjes së protestës në bulevard nga Irani. Ai tregon me foto se një nga pjesëmarrëset, Ikballe Huduti, është një mbështetëse e regjimit iranian, e rreshtuar prej vitesh kundër SHBA-së dhe Izraelit.
Sipas kryeministrit, eksponentë të tillë, të kamufluar si besimtarë, janë të paguar nga të huajt për të krijuar destabilitet në Tiranë, ndërsa përsërit se kërkesat e tyre nuk kanë asnjë lidhje me Shqipërinë.
Gjatë diskutimit në studion e “News Line” analisti theksoi se autoritetet ligjzbatuese duhet të veprojnë ndaj këtyre personave dhe të zbardhë rolet e pretenduara.
“Nëse këto gjëra janë të vërteta, institucionet duhet të veprojnë. Foto e saj me Ahmadinexhadin e komprometon qëndrimin e saj. Qasja e kësaj zonje, nuk ka mbështetje të shumicës”, tha ai.
Lidhur me protestën, Nura tha se plani i tyre prej pesë pikash i artikuluar në bulevard është versioni “copy paste” me atë “Pesë Yjeve” në Itali. Ai theksoi se protesta e ka anën pozitive të saj pasi bën të reflektojë pushteti, por njëkohësisht rrezikon të ndikojë në frenimin e procesit të integrimit.
“Programin që kanë shfaqur në protestë është “copy paste’ programi i “Pesë Yjeve” në Itali. E mira e protestës, e bën të reflektojë pushtetin, por e keqja është po politike, ne jemi në një proces integrimi optimal. Në vijmë pas Malit të Zi”, tha ai.
Në fund, Nura u shpreh se protesta në Bulevardin “Dëshmorët e kombit” nuk do t’i shpëtojë “verës së nxehtë”, duke lënë të kuptohet se shpërbërja e saj është thjesht çështje kohe.
“Unë besoj se kjo nuk do të mbaj dhe në verën e nxehtë, ka filluar të bjerë pjesëmarrja, kanë filluar problematikat mes grupeve të ndryshe. Nuk kanë pse të rrinë të fshehur më.”, tha ai./abcnews.al



