Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Stuhi në Korçë, vështirësi në qarkullim drejt Pogradecit

schedule21:09 - 24 Qershor, 2026

schedule 21:09 - 24 Qershor, 2026

Rajoni i Korçës është përfshirë gjatë orëve të fundit nga rrebeshe të dendura shiu të shoqëruara me shkarkesa elektrike (rrufe), duke krijuar kushte të vështira atmosferike në zonë.

Sipas situatës së raportuar, reshjet intensive kanë sjellë ulje të dukshmërisë dhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve në aksin rrugor Korçë–Pogradec dhe në drejtim të kundërt, ku drejtuesit e mjeteve janë përballur me kushte të rënduara lëvizjeje.

Autoritetet dhe burimet lokale bëjnë me dije se, deri në këto momente, nuk janë raportuar dëme materiale apo incidente të shkaktuara nga shkarkesat elektrike.



Situata mbetet nën monitorim, ndërsa pritet që kushtet atmosferike të vijojnë të jenë të paqëndrueshme në disa zona të juglindjes së vendit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!