Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Neymar, gati për “kërcimin e fundit”/ Sulmuesi pritet të luajë ndeshjen e parë në këtë Kupë Bote

schedule12:54 - 24 Qershor, 2026

schedule 12:54 - 24 Qershor, 2026

Pritjes i erdhi fundi. Pas Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo ka ardhur dita që edhe një tjetër yll i futbollit të zbresë në fushë për atë që do të jetër “Botërori” I fundit në karrierë.

Neymar është rikuperuar plotësisht pas dëmtimit që shtyu gjatë debutiumin në këtë Kupë Bote dhe pritet të zbresë në fushë për herë të parë me Brazilin në ndeshjen e tretë të Grupit C.

Sulmuesi 34 vjeçar u ftua nga trajneri Carlo Ancelotti për finalet e Kupës së Botës, por mbërriti me probleme fizike në grumbullimin e “Selecao”. Dëmtimi muskular rezultoi më i rëndë nga sa ishte parashikuar dhe vetëm javën e fundit Neymar mundi të stërvitej me skuadrën.



Tani gjithçka I përket së shkuarës dhe sulmuesi është gati të zbresë në fushë në mesnatën kundër Skocisë.

Ançeloti pritet të vendosë nëse ai do të luajë në formacion, apo do të aktiviziovet si zëvendësues gjatë ndeshjes.

Pas dy ndeshjeve të para, Brazili ka grumbulluar katër pikë. Kualifikimi për në raundin tjetër është thuajse i sigurtë, por pesë herë kampionët e botës kërkojnë të vulosin vendin e parë në grupin e tyre.

Sipas parashikimeve, Brazili është favorit në këtë ndeshje dhe nuk duhet ta ketë problem fitoren. Po ashtu, me rikuperimin e plotë të Neymar, Ancelotti shton radhët në sulm, sidomos pas dëmtimit të Raphinha që rrezikon të mbetet jashtë për pjesën e mbetur të Botërorit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!