Policia e Tiranës në bashkëpunim me RENEA-n kanë zhvilluar gjatë orëve të natës një operacion në fshatin Zallë të Fushë-Krujës për kapjen e 49-vjeçarit Ylli Zalla, i cili konsiderohet me rrezikshmëri të lartë.
Edhe këtë herë Zalli i ka shpëtuar arrestimit, pasi u arratis në pyll, duke përfituar nga errësira, thotë policia e tiranës në një njoftim zyrtat teksa në pranga ka rënë shoku i tij Fatmir Alla, që dyshohet se ka informuar Zallën për ardhjen e Policisë.
Nga kontrolli policia ka gjetur një armë zjarri pistoletë, një celular, municion luftarak dhe një detektor frekuencash.
Ndërkohë në banesë u gjet edhe vëllai i 49-vjeçarit, i cili ishte shpallur në kërkim i dyshuar si bashkëpunëtor i shpërthimit të një sasie tritoli në një tokë në Balldren, ai po hetohet ne gjendje te lire.
Ylli Zalla rezulton në kërkim që prej 2025, kur në banesën e tij u zbulua arsenal armësh, pas hetimeve lidhur me atentatin në Rinas. Zalla dyshohet te jete I perfshire në atentatin e nëntorit te 2025 ku u vranë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani. /abcnews.al



