Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Portugalia kërkon “revanshin”/ Luzitanët luajnë sfidën e dytë në Botëror kundër Uzbekistanit

schedule11:16 - 23 Qershor, 2026

schedule 11:16 - 23 Qershor, 2026

Portugalia zhgënjeu në debutimin e saj në “Botërorin 2026”. Barazimi 1-1 me DR Congo në ndeshjen e parë të Grupit K përshtjelloi atmosferën te luzitanët dhe pritshmëritë për Cristiano Ronaldo, i vendosur në qendër të kritikave.

CR7 dhe shokët e tij kthehen sërish në fushë për sfidën e dytë në finalet e Kupës së Botës kundër Uzbekistanit. Kombëtarja portugeze nuk mund të gabojë dhe kjo e rrit presionin, por duke parë nivelin e rivalëve kjo ndeshje mund të jetë ajo e revanshit për Portugalinë dhe mbi të gjitha për Cristiano Ronaldo.

Parashikimet janë të gjitha për luzitanët, ndërsa pritet që edhe sulmuesi 41 vjeçar të gjejë golin e parë në këtë Botëror. Pavarësisht kritikave dhe zërave të shumtë që kërkojnë spostimin e CR7 në pankinë, trajneri Roberto Martinez do t’i besojë sërish atij nga minuta e parë, por me një tjetër rol.



Paraqitja si qendërsulmues në sfidën kundër Congo ishte e pamjaftueshme, ndërsa sulmuesi pritet të kthehet në abitatin e tij të preferuar, në krahun e majtë të sulmit.

Kjo lëvizje sjell një ndryshim total në emra dhe vendosje taktike të skuadra portugeze. Në krahun e sulmit, Ronaldo pritet të marrë vendin e Pedro Neto, ndërsa në qendër kandidat për një vend titullari është Goncalo Ramos./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!