Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Panaja, ku një shtetas rreth 36 vjeç ka djegur një mjet të tonazhit të rëndë që i përkiste një firme që po kryente punime për rehabilitimin e rrugës së zonës.
Sipas informacioneve paraprake, autori ka qenë në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes dhe më herët është konfliktuar me disa banorë të fshatit.
Pas konfliktit, ai ka marrë një armë zjarri të llojit çifte dhe, sipas burimeve policore, ka qëlluar në ajër, duke shkaktuar panik në zonë.
Banorët kanë njoftuar menjëherë shërbimet e Policisë, të cilat kanë ndërhyrë në kohë dhe kanë bërë të mundur arrestimin e 36-vjeçarit.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.
/abcnews.al/



