SHBA- Gjashtë persona u vranë në shtetin amerikan të Iowa si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Policia tha se ngjarja ndodhi pas një mosmarrëveshje familjare dhe i dyshuari u gjet gjithashtu i vdekur me plagë të vetë-shkaktuar me armë zjarri.
Viktimat besohet të jenë anëtarë të familjes së të dyshuarit, i identifikuar si Ryan Willis McFarland, 52 vjeç.
Policia u njoftua për të shtënat me armë zjarri menjëherë pas mesditës së së hënës me kohën lokale. Kur oficerët shkuan në vendngjarje, ata gjetën katër persona me plagë nga armë zjarri.
Të katër viktimat u shpallën të vdekur në vendngjarje. Autori ishte larguar nga banesa para se të mbërrinin oficerët, por zyrtarët e gjetën atë pak më vonë me plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit.
Detektivët më vonë gjetën një burrë tjetër të vdekur nga një plagë me armë zjarri në një banesë tjetër. Një kërkim i mëtejshëm i çoi oficerët në një biznes, ku gjetën një viktimë tjetër, gjithashtu të vrarë me armë zjarri.
Autori kishte precedent penal, por policia nuk dha detaje të mëtejshme dhe as moshën e viktimave, që ishin familjarë të 52-vjecarit.
/abcnews.al/



