Vetëm pak kohë më parë, reperja Rina Balaj dhe i dashuri i saj i ri SinBoy u përfolën për një ndarje të mundshme pasi nuk ndiqeshin më në rrjetet sociale.
Por gjërat në të vërtetë janë bërë gjithnjë e më shumë serioze dhe këtë e ka konfirmuar vetë dyshja në një intervistë për emisionin “Mirage”.
Çifti ka nisur bashkëjetesën dhe intervista në fjalë është zhvilluar pikërisht në ambientet e shtëpisë së tyre.
Gjatë bisedës, ata kanë rrëfyer se SinBoy është takuar madje së fundmi dhe me familjen e reperes dhe duket se ka marrë miratimin e tyre, pas më shumë se 1 viti që ata janë së bashku.
I pyetur se si i është dukur famlja e Rinës, SinBoy përgjigjet: “Shumë njerëz të mirë, shumë energji të mirë! I shikon dhe je i lumtur.”
Ndërkohë Rina duke qeshur e ka ngacmuar partnerin, duke i thënë se vetëm babanë e saj ai e ka frikë, pasi ai është polic. Çifti gjithashtu ka folur dhe për planet për një martesë të mundshme në vitin 2020.
SinBoy shprehet me shaka se ndonëse nuk kanë vendosur ende asgjë, diçka është e sigurt: Në dasmë do të këndojë Muharrem Ahmeti./abcnews.al