Projektet e financuara nga Bashkimi Evropian po nxisin gjithnjë e më shumë zbatimin e praktikave të ekonomisë qarkulluese në Shqipëri.
Në Lushnjë, një laborator i specializuar po promovon përdorimin e ambalazheve të ripërdorshme dhe sistemeve të rimbushjes për produktet kozmetike, duke kontribuar në uljen e mbetjeve dhe përdorimin më efikas të materialeve.
Ndërkohë, në zonën e Divjakës po pilotohet një impiant kompostimi që përpunon mbetjet biodegraduese dhe i kthen ato në pleh organik për tokat bujqësore. Projekti synon të reduktojë sasinë e mbetjeve, ndërsa rikthen lëndët ushqyese në tokë dhe mbështet praktikat e qëndrueshme në bujqësi.
Këto iniciativa po realizohen në kuadër të projektit “EU4GreenGen”, të financuar nga Bashkimi Evropian, i cili mbështet zgjidhje inovative në fushën e ekonomisë qarkulluese.
Përmes projekteve të tilla, synohet mbrojtja e biodiversitetit, reduktimi i mbetjeve dhe nxitja e një ekonomie më të gjelbër, duke krijuar njëkohësisht mundësi të reja zhvillimi dhe punësimi./abcnews.al



