Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

ISIS pranon autorësinë e sulmit në rajonin rus

schedule07:21 - 3 Janar, 2020

schedule 07:21 - 3 Janar, 2020

Grupi ekstremist, Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin në rajonin rus të Ingushetisë në Kaukazin Verior. Gjatë sulmit mbeti i vrarë një officer i policisë.

Më 31 dhjetor, dy të rinjë shkelën me veturë një polic dhe më pas sulmuan me thikë një polic tjetër. Autoritetet rajonale thanë se njëri nga policët humbi jetën, ndërsa tjetri u plagos. Njëri nga sulmuesit, Mikail Miziyes, 18 vjeç, u vra ndërsa sulmuesi tjetër, Akhmed Imagozhev, u plagos dhe tani gjendet në një qendër spitalore.

Sipas grupit të inteligjencës SITE, që monitoron aktivitetin online të ISIS-it, grupi ekstremist mori përgjegjësinë për sulmin përmes një deklarate të publikuar  më 1 dhjetor. Udhëheqësi i Ingushetisë, Makhmud Ali Kalimatov ka kritikuar publikisht autoritetet e sigurisë për “masa të dobëta sigurie” gjatë festës së Vitit të Ri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!