Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Erjon Isai dërgohet në gjyq/ Bashkiaku i Ersekës, i pandehur bashkë me 15 zyrtarë

schedule19:28 - 19 Qershor, 2026

schedule 19:28 - 19 Qershor, 2026

Prokuroria e Posaçme Anitkorrupsion ka dërguar për gjykim kryetarin e Bashkisë Kolonjë, Erion Isai dhe 15 zyrtarë e ish-zyratrë të tjerë lidhur me shkelje të dyshuara në 3 procedura tenderimi.

Erion Isai akuzohet për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera” për ndërtimin e rrugës Korçë Ersekë, Supervizim i punimeve për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë dhe Mbikëqyrja e punimeve për ndërtimin e Ujësjellësit Ersekë dhe të disa fshtarave nga burimet e Kozelit.

Në bankën e të akuzuarve do të ulen edhe ish-zëvendëskryetarja e bashkisë, Eljona Mydini, si dhe disa zyrtarë e ish-zyrtarë të Bashkisë Kolonjë, Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe pronarja e kompanisë private që është favorizuar për fitimin e tenderave.



Gjatë hetimeve ka rezultuar se Bashkia Kolonjë ka kryer procedurat për tenderimin e rrugës Korçë–Ersekë me vlerë rreth 3 miliard lekë pa disponuar një projekt të miratuar për këtë aks. Prokuroria thotë se punonjësit e bashkisë në bashkëpunim me Entela Çanon, administratore e kompanisë “A&E Engineering”, kanë falsifikuar procesverbalin e marrjes në dorëzim të projektit, ndërkohë që në realitet projekti nuk ekzistonte.

Hetimet tregojnë se fondi është bazuar në të dhëna të propozuara nga pronarja e kompanisë private Entela Çano dhe është fryrë me rreth 600 mijë euro që përbën edhe dëm ekonomik të shkaktuar shtetit.

Në episodin e dytë të hetimit, SPAK ka provuar se gjatë procedurës së prokurimit për supervizimin e punimeve të rrugës Korçë–Ersekë, Erdit Salillari, Klarita Konomi, Niko Mihali, nën cilësinë e anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave kanë krijuar avantazhe të padrejta në favor të së njëjtës kompani, “A&E Engineering”.

Ne episodin e trete SPAK ka provuar se dhe për procedurën e tenderit për mbikëqyrjen e punimeve të ujësjellësit të Ersekës dhe disa fshatrave përreth kriteret për fitimin e tenderit janë hartuar sipas udhëzimeve të administratores Entela Çano edhe kjo procedurë është fituar nga kompania e saj.

 

TE PANDEHUR

Erion Isai

Eljona Mydini

Erjon Cenko

Ermal Zylfo

Engjëll Dine

Armand Tafil

Muharrem Tartari

Shpëtim Liço

Ergys Verdho

Erald Elezi

Genti Raça

Donikë Shehu

Klarita Konomi

Nikollaq Mihali

Erdit Salillari

Entela Çano

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!