Shumë familje, me të moshuar dhe fëmijë në fshatin Zhejë të Kurbinit po kalojnë ditët e ftohta të Janarit në çadra. Kamera e Abc News ishte në familjet Paloka dhe Rrika, të cilat kanë shumë vështirësi për shkak të temperaturave të ulëta dhe erës që fortë që fryn në këtë zonë. Ata bëjnë apel që shteti t’u mundësojë sa më shpejt ndërtimin e shtëpive.
Prej më shume se një muaji familja Paloka me 6 anëtarë në fshatin Zheje të Kurbinit jeton në çadër. Kjo familje gjendet në këto kushte pasi, shtëpia e tyre u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit. Pas inspektimeve ekspertet e shpallën të banaueshme.
Kryefamiljari Kastriot Paloka rrëfen se shtepia ishte dëmtuar qe me termetin e 21 shtatorit, ndërsa goditjen perfundimtare ia dha termeti i 26 nëntorit. Ai kërkon nga shteti që ta ndihmojë në ndërtimin e shtëpisë.
Në të njëjtin fshat, në një tjetër çadër jetojnë edhe çifti i të moshuarve Rrika. I ftohti e vështirëson akoma më shumë qendrimin në çadër. “Eshtë shumë ftohte- thotë kryefamiljari – duke shtuar se në këtë zone fryen ere e fortë, si në Milot”.
Si këto familje në fshatin Zheje janë edhe shumë të tjerë. Ata kërkojnë një zgjidhje pasi dimri është i ftohtë dhe nuk mund të jetohet më në çadër. /abcnews.al