Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Aksident në superstradën Milot-Lezhë, përplasen 3 automjete, disa të plagosur

schedule18:22 - 19 Qershor, 2026

schedule 18:22 - 19 Qershor, 2026

Një aksident rrugor me përfshirjen e tre automjeteve është regjistruar pasditen e kësaj të premteje pranë fshatit Gajush, në superstradën Milot–Lezhë.

Si pasojë e përplasjes, disa persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime paraprake bëjnë me dije se të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.



Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se përplasja është shkaktuar nga një tentativë parakalimi e gabuar, e kombinuar me mosrespektimin e distancës së sigurisë nga njëri prej drejtuesve të automjeteve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!