Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Në Botëror luhet më shumë/ Rregullat e reja, rritet përqindja e lojës efektivë në Kupën e Botës

schedule15:33 - 19 Qershor, 2026

schedule 15:33 - 19 Qershor, 2026

Më shumë ndeshje, më shumë spektakël dhe mbi të gjitha më shumë lojë efektive.

Vetëm pas javës së parë të “Botërorit 2026”, FIFA mund të krenohet se rregullat e raja të aplikuara për herë të parë në këtë turne kanë dhënë menjëherë efekt.

Vendosja e afatit kohor si vetëm 5 sekonda për rivëniet anësore, 8 sekonda për ato fundore apo 10 sekonda për zëvendësimet kanë bërë që të rritet ndjeshëm loja efektive.



Po ashtu, arbitrat janë urdhëruar të mos ndërpresin ndeshjet për ndërhyrje të lehta, apo sa herë që lojtarët rrëzohen në fushë.

Të gjitha këto kanë bërë që loja efektive në sfidat e Kupës së Botës që po zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada të rritet në 59.4%.

Kjo shifër është më e lartë se dy turnetë paraardhës.

Në “Rusi 2028” loja efektive kishte një mesatare 56.4%, ndërsa në “Katar 2022” 56.9% për ndeshje.

FIFA shpreson që deri në fund të “Botërorit 2026” kjo përqindje e lojës efektive në ndeshje të rritet akoma më shumë për ta bërë futbollin akoma më të shpejtë dhe më spektakolar.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!