Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Irani proteston në FIFA/ Federata iraniane ankohet për trajtimin në “Botërorin 2026”

schedule11:53 - 19 Qershor, 2026

schedule 11:53 - 19 Qershor, 2026

Debutimi i Iranit në Kupën e Botës 2026 u shndërrua shpejt në një rrëmujë polemikash diplomatike, tensionesh politike dhe probleme logjistike të paprecedentë.

Pas barazimit 2-2 në kundër Zelandës së Re, Federata Iraniane e Futbollit ka paraqitur një ankesë zyrtare në FIFA për të denoncuar sipas saj “kufizimet” e rënda të vendosura ndaj ekipit, që kompromentuan qetësinë e lojtarëve përpara ndeshjes së ardhshme, shumë të ndjeshme kundër Belgjikës sërish në Los Angeles.

Kombëtares iraniane iu lejua hyrja në Shtetet e Bashkuara ekskluzivisht për ndeshjet, duke u mohuar lojtarëve të drejtën për të qëndruar gjatë natës në tokën amerikane. Ekipi u detyrua kështu të vendoste selinë e tij në Tijuana, Meksikë, duke i shndërruar kampionët aziatikë në atë që në ankesë duhen si “udhëtarë të vërtetë që shënojnë gola”.



Udhëtimi i parë për në stadiumin “SoFi” në Los Angeles pati pasojat e veta. Midis fluturimit dhe kontrolleve të rrepta të imigracionit, ekipi duroi një provë pesë orëshe para ndeshjes, duke mbërritur në fushë dukshëm i lodhur.

Drama u përsërit menjëherë pas vërshëllimës së fundit. Pavarësisht kërkesave të Federatës për të kaluar të paktën një natë në Los Angeles për t’u çlodhur rimbushur, dhe pavarësisht ndërhyrjes personale të Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, në dhomën e zhveshjes, urdhri i autoriteteve ishte i prerë: “Duhet të largoheni menjëherë”.

Frustrimi u konfirmuanë konferencën për shtyp pas ndeshjes. Trajneri Amir Ghalenoei dhe kapiteni Mehdi Taremi fajësuan vendimet e marra.

Tani, përpara ndeshjes kundër Belgjikës më 21 qershor, situata rrezikon të përkeqësohet: Irani po ankohet se po lejohet të mbërrijë në Los Angeles vetëm një ditë para ndeshjes, në vend të dy ditëve të kërkuara nga rregulloret standarde.

Topi tani është në fushën e FIFA-s, e thirrur për të trajtuar një problem që është bërë shumë më tepër sesa thjesht një çështje futbolli./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!