Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nga aktrimi te betejat personale/ Rrëfimi ‘pa doreza’ i Angelina Jolie: Po i përgatis fëmijët për ditën kur nuk do të jem më!

schedule20:49 - 18 Qershor, 2026

schedule 20:49 - 18 Qershor, 2026

Aktorja Angelina Jolie ka folur hapur për mënyrën se si po i rrit fëmijët e saj, duke treguar se po i përgatit ata emocionalisht për momentin kur ajo nuk do të jetë më gjallë.

Në një intervistë për “Variety”, Jolie tha se përvoja personale dhe humbjet në jetën e saj kanë ndikuar thellë në mënyrën se si e sheh të ardhmen dhe marrëdhënien me fëmijët.

“Po i përgatis ata për momentin kur nuk do të jem më këtu, më shumë sesa për t’u bërë gjyshe”, u shpreh ajo, duke theksuar rëndësinë që ka ndërgjegjësimi për vdekshmërinë në jetën e saj.



Aktorja shtoi se fëmijët e saj kanë luajtur një rol të rëndësishëm në rikthimin e saj emocional pas periudhave të vështira, përfshirë edhe divorcin nga Brad Pitt.

“Ndjej sikur ana ime luftarake më në fund është rikthyer. E kisha humbur për një kohë”, tha Jolie, duke shtuar se fëmijët e motivojnë të jetë më aktive dhe të rikthehet në projekte profesionale.

Ajo theksoi gjithashtu se kishte menduar të tërhiqej nga aktrimi për t’u fokusuar në regji dhe punë humanitare, por rrethanat e rikthyen sërish para kamerave.

Angelina Jolie dhe Brad Pitt u njohën në vitin 2003 gjatë xhirimeve të filmit “Mr. & Mrs. Smith” dhe u martuan në vitin 2014. Çifti u nda në vitin 2016, ndërsa divorci u finalizua në vitin 2024. Ata kanë gjashtë fëmijë së bashku.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!