Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pasuritë dhe shërbimet shtysë për ekonominë/ INSTAT: Pasuritë e paluajtshme rezultojnë me performancë më të mirë

schedule13:55 - 18 Qershor, 2026

schedule 13:55 - 18 Qershor, 2026

Turizmi dhe pasuritë e paluajtshme vijojnë që të jenë shtyllat kryesore të rritjes ekonomike në vend. Sipas të dhënave të INSTAT rezulton se aktiviteti me performancën më të fortë është  ai i pasurive të paluajtshme, ku indeksi i shitjeve neto në volum u rrit me 31.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Po ashtu nga të dhënat e INSTAT ky sektor regjistroi rritje të ndjeshme edhe të numrit të të punësuarve  me 22.5%  si dhe të pagave duke reflektuar zgjerimin e vazhdueshëm të tregut imobiliar në vend.

Po ashtu sipas ët dhënave të INSTAT në tre muajt e parë të këtij viti edhe pse nuk është një ndër periudhat më të mira turizmi vijon të japë një kontribut të  rëndësishëm në  ekonomi. Kjo konfirmohet prej faktit se Aktiviteti i hoteleve shënoi rritje 12.6% në shitje, ndërsa punësimi u zgjerua me 9.4% e po ashtu edhe niveli i pagave.

Edhe aktiviteti i bar-restoranteve vazhdoi trendin pozitiv duke regjistruar rritje të shitjeve ,punësimit dhe nivelit të pagave.



Por ndryshe duket ecuria e sektorit prodhues. Industria vijon të përballet me vështirësi, duke regjistruar rënie të prodhimit, shitjeve dhe punësimit e ndikuar kjo edhe nga faktorë të tregjeve ndërkombëtare . Shitjet ranë me krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare e po ashtu  edhe  prodhimi industrial u tkurr me 4.9%.  Por sektori i energjisë në muajt e parë të vitit rezulton se ka pasur një aktivitet në rritje në të gjitha aspektet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!