Taksa e pasurisë së paluajtshme ku përfshihen banesa, ndërtesa për arsye biznesi apo prona do të përllogaritet sipas vlerës. Qeveria ka hedhur për konsultim një projektligj për taksimin e pasurive të paluajtshme ku theksohet se një sistem taksimi i bazuar në vlerën e tregut të pasurive të paluajtshme, ofron një diferencim më të mirë të barrës tatimore për pasuri të paluajtshme me vlera të ndryshme tregu, duke bërë qe barra tatimore të bjerë kryesisht mbi ata që kanë të ardhura të mira, apo aftësinë për të paguar.
Në projektligj përcaktohen limite të reja brenda të cilave bashkitë do të kenë të drejtë të vendosin normat konkrete të taksës.
Për banesat, norma që parashikohet të aplikohet do të luhatet nga 0.1% deri në 0.2% të vlerës së pronës sipas tregut.
Ndërkohë për ndërtesat që përdoren për aktivitete ekonomike parashikohet një taksë nga 0.15% deri në 0.25%.
Për truallin dhe tokat e tjera janë parashikuar norma të veçanta, ndërsa bashkitë do të ruajnë autonominë për të vendosur nivelin përfundimtar të taksimit brenda kufijve të përcaktuar nga ligji.
Po ashtu kjo mnyrë e taksim vlerësohet si një mundësi e mirë e mirë për rritjen e të ardhurave kryesisht për njësitë vendore.
Në projektligj parashikohet që Individi i cili ka në pronësi apo posedim, 2 ose më shumë banesa, ka të drejtën e zbritjes për banesën e parë, për vetëm 1 prej këtyre banesave, pa marrë parasysh faktin që banesat mund të ndodhen në Bashki të ndryshme.Ndërsa përjashtohen nga taksa Pasuritë e paluajtshme shtetërore dhe Pasuritë e paluajtshme të komuniteteve fetare.
Reformimi i kësaj takse thuhet në relacion , përbën një komponent kryesor në një proces reformimi strukturor që synon të forcojë financat lokale dhe decentralizimin e plotë fiskal të qeverisjes vendore. Taksa mbi pasurinë e paluajtshme synohet që në të ardhmen të transfomohet në shtyllën parësore të të ardhurave vendore, duke garantuar një burim më të qëndrueshëm të të ardhurave për bashkitë.



