Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria plot ngjyra/ Bobbi Bicker, artistja që promovon atdheun përmes artit

schedule18:06 - 16 Qershor, 2026

schedule 18:06 - 16 Qershor, 2026

Artistja shqiptare Bobbi Bicker prej vitesh promovon bukuritë e Shqipërisë përmes artit të saj. Ajo u largua nga Shqipëria në vitin 1998 dhe u vendos në Karaibe, por lidhja me vendlindjen nuk u shkëput kurrë.

Në krijimtarinë e saj, Bobbi ndërthur pasionin për artin me dashurinë për Shqipërinë, veçanërisht për qytetin e Vlorës, i cili zë një vend të veçantë në shumë prej veprave të saj.

Ajo njihet gjithashtu si nje nga artistet e para që solli body painting në Shqipëri, duke prezantuar një formë arti të re dhe mjaft të veçantë për publikun shqiptar.



Sot, Bobbi jeton mes Shqipërisë dhe Anglisë. Krahas angazhimeve artistike, ajo i kushton rëndësi të veçantë transmetimit të vlerave dhe traditave shqiptare tek djali i saj. Sa herë që rikthehet në Shqipëri, frymëzimi e çon drejt peizazheve dhe panoramave magjike, të cilat i përjetëson në pikturat e saj, duke promovuar bukurinë dhe kulturën shqiptare përtej kufijve

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!