Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bonus-Malus ul kostot për sigurimin/ Xhemali: Sigurimi i automjeteve u ul me 2.2%

schedule14:06 - 16 Qershor, 2026

schedule 14:06 - 16 Qershor, 2026

Primi i sigurimit të detyrueshëm motorik pësoi ulje në tregun shqiptar. Skema e re e sigurimeve Bonus- Malus e cila përllogaritet sipas historikut të dëmeve ka dhënë efektet e para në uljen e primit të sigurimit të makinave…Sipas drejtoreshës së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare primi mesatar i MTPL- ka rënë me 2.2% krahasuar me një vit parë.

Kjo konfirmon faktin se të gjitha ato automjete  që  nuk kanë regjistruar aksidente gjatë vitit 2025 kanë paguar një prim më të ulët sigurimi se më parë. Ndërsa ata ata drejtues që janë përfshirë në aksidente gjatë vitit të kaluar kanë paguar më tepër  për sigurimin e automjetit.

Një risi ka pasur në tregun e sigurimeve në muajt e parë të këtij viti. Sipas të dhënave zyrtare të AMF rezulton se ka pasur rritje të ndjeshme të sigurimit të pronës kryesisht nga zjarri dhe dëme të tjera.



Referuar sigurimeve vullnetare, rritja vjetore e primeve te shkruara bruto në këtë 4 mujor, nga klasa e sigurimit nga zjarri dhe dëme të tjera në pronë  ka një kontribut në këtë rritje në masën 60%).Por pavarësisht kësaj struktura e tregut mbetet e ruajtur dhe e dominuar nga segmenti Jo-jetë, i cili përbën 90.77% të totalit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!