Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SPAK godet grupin e Eldi Dizdarit/ Trafikuan 50 tok kokainë, lëshohen 10 masa arresti

schedule13:26 - 16 Qershor, 2026

schedule 13:26 - 16 Qershor, 2026

Karteli i fuqishëm i drogës i drejtuar nga Eldi Dizdari, i njohur edhe me emrin Denis Matoshi u godit nga Prokuroria e Posaçme, në një operacion të gjerë ku u lëshuan 10 masa sigurie arrest në burg, ku vetëm njëra prej tyre u ekzekutua këtë të martë nga policia e shtetit.

50 ton kokainë ka trafikuar ky grup kriminal me 10 anëtarë të identifikuar deri më tani nga Prokuroria e Posaçme, ku 8 ton e 960 kilogramë është sasia që është sekuestruar nga ana e autoriteteve ligjzbatuese.

Rrjeti ndërkombëar i trafikut të kokainës, i drejtuar nga Dizdari u zbërthye nga drejtuesi i SPAK Klodian Braho në bashkëpunim me prokuroren Doloreza Musabelli përmes bisedave në aplikacionin Sky Ecc, ku aktiviteti kriminal është dokumentuar përgjatë viteve 2019-2021.



Hetimet e kryera nga SPAK kanë treguar se përveç episodeve të mësipërme, anëtarët e grupit kriminal kanë trafikuar nga Amerika Latine në drejtim të vendeve të Europës dhjetëra tonelata të tjera kokainë, e cila është trafikuar dhe tregtuar te persona të tjerë.

Paratë që gjeneroheshin nga ky aktivitetet kriminal , janë transferuar në Shqipëri, në formën monetare “cash” për të shmangur sistemin bankar në fazën e parë dhe më pas janë investuar në pasuri të paluajtshme, në krijimin dhe blerjen e aksioneve të kompanive tregtare, shoqëri të ndryshme kryesisht në fushën e ndërtimit, hotelerisë, konsulencës etj.

SPAK zbardhi edhe skemën e pastrimit të parave, ku anëtarët e grupit bënin blerje fiktive të kuotave të kapitalit në shoqëri tregtare, me çmime shumëfish më të ulëta se vlera nominale, për të marrë kontrollin e kompanive me kosto minimale.

Fondet janë qarkulluar përmes huave mes personave fizikë dhe kompanive të lidhura, me qëllim krijimin e një historiku ekonomik fiktiv dhe humbjen e gjurmës së origjinës së parave, përpara integrimit të tyre në ekonominë formale.

Me kërkesë të SPAK, GJKKO vuri në sekuestro preventive 491 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, në pronësi të drejtpërdrejtë, apo të tërthortë të personave nën hetim.

Pasuritë që kapin vlerën të paktën 150 milionë euro, përfshijnë shoqëri, toka, apartamente, hotele, poste parkimi, apartamente, automjete me vendndodhje në Tiranë, Durrës, Elbasan, Hamallaj, Lezhë, Shkodër, Himarë, Sarandë si dhe 209 llogari bankare.

Një pjesë e pasurive janë në emër të Myftar Lumneshit, lidhje e afërt e Eldi Dizdarit. Lumeshi me origjinë nga Tropoja, ka qenë shoqërues i ish kryeministrit Sali Berisha dhe protagonist i grushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998 frymëzuar nga ky i fundit.

Përveç kësaj, në dhjetor të vitit 2016 Lumeshi, i ka blerë një apartament djalit të Berishës, Shkëlzën Berishës me vlerë 600 mijë euro, pranë rrugës së Elbasanit në kryeqytet.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!